Anti-Pegida përleshje në Frankfurt, Pegida ne Austri

Gjermania vijon të jetë e përfshirë nga protestat Pegida anti-Pegida. Protestuesit kundër lëvizjes gjermane anti-Islamit hodhën vezë dhe u përleshën me policinë në një protestë të organizuar në Frankfurt. Policia deklaroi se rreth një mijë e dyqind demonstrues dolën kundër 85 përfaqësuesve të evropianëve Patriotë, e njohur si Pegida ose lëvizja kundër islamizimit të perëndimit. Organizatore e Pegidas në Frankfurt është Heidi Mund, një mësuese në shkollën fillore."Kam ardhur të shikoj çfarë po ndodh. Javën e kaluar dëgjova Heidi Mund. Ajo është mësuese në shkollën fillore dhe jam i shqetësuar për fëmijët që studiojnë me të. Shpresoj qe drejtuesit të shohin dhe ndjekin nga afër ata nxënës,” thotë Heinz Jurgen, një protestues anti-pegida."Jam këtu për të thënë se Frankfurti është një qytet i hapur për botën dhe nuk ka vend për ideologji kundër një feje,” thotë një tjetër protestues, Marc Preus. Përleshje të vogla shpërthyen mes protestuesve dhe policisë, kurse organizatorja e Pegisas Mund u qëllua me vezë.Ndërkohë  lëvizja Pegida ka mbajtur për herë të parë mitingun e saj në Austri. Qindra persona mbushën rrugët e Vjenës, ndërkohë që rreth një mijë e dyqind policë rethuan kryeqytetin austriak për të parandaluar incindentet e mundshme.Edhe në Austri protesta u nda në dy kampe pro dhe kundër Pegidas, ku grupi i parë brohoriste “Ne jemi njerëz” dhe grupi i dytë “Poshtë Pegida” dhe “Ne jemi kundër fashistëve”.Policia tha se nuk ka patur incidende dhe as arretime. Rritja e papritur e Pegidas në Gjermani me mitingje masive ka tronditur politikën në Berlin. Por ajo që është më shumë shqetësuese është krijimi i grupeve anti-Pegida, gjë e cila çon në përplasje të shpeshta mes tyre.