Duma: Rama mbron korrupsionin, denoncuesit i nxjerr në rrugë
Partia Demokratike e cilëson platformën on-line për antikorrupsionin të prezantuar nga Qeveria si instrument për të shtuar shpenzimet, por aspak për të luftuar korrupsionin.Sipas sekretares për marrëdheniet me publikun, Grida Duma, Kryeministri e kishte shansin që të dëshmonte vullnet, kur një punonjëse e Ministrisë së Mirqënies Sociale, denoncoi Ministrin Erjon Veliaj për përfitime, por ai, sipas saj dhunoi denoncuesen dhe mbrojti abuzuesin.“Luiza Gjonaj i drejtohet Edi Ramës ku i thotë se ka shkelje të rënda të ligjit në lidhje me një tender fiktiv, për blerjen e një malli që tashmë ekzistonte, dhe për më tepër firma EAG, e mirënjohur për publikun si kompania e vëllati të ministrit që fiton të gjithë tenderat, ishte shpallur ndërkohë fituese. Çfarë bëri Edi Rama me këtë rast. Asgjë. Ankesa u arkivua, rasti abuziv i përvetësimit të fondeve publike u konsumua deri në fund. Korrupsioni jo vetëm që nuk u ndal, por dhe u motivua”.Por akuzën e Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama, ironikisht e lexon si një arsye më shumë që qytetarët të denoncojnë. Kryeministri nuk nguron të publikojë rezultatet e para të portalit."Avazi i PD kundër Platformës Kombëtare Antikorrupsion online, 1 arsye më shumë për ta përdorur celularin si armë kundër korrupsionit.Kurajo! Flm mësuesve të shkollës"Dhora Leka" që dje denoncuan Drejtoren. Sot Ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra!"Grida Duma: "Platforma on-line për anti- korrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë por jo për të luftuar korrupsionin.Shqiptarët e kuptojnë se cdo të thotë të luftohet korrupsioni me internet e rrjete virtuale, kur kryeministri heq nga puna pikërisht ata që e denoncojnë korrupsionin.Edi Rama kishte në dorë, në 24 qershor, një ankesë konkrete, nga një punonjëse me përvojë e administrates që ai drejton, për një rast korruptiv që po bëhej nga Ministria e Erion Veliajt.Luiza Gjonaj i drejtohet Edi Ramës ku i thotë se ka shkelje të rënda të ligjit në lidhje me një tender fiktiv, për blerjen e një malli që tashmë ekzistonte, dhe për më tepër firma EAG, e mirënjohur për publikun si kompania e vëllati të ministrit që fiton të gjithë tenderat, ishte shpallur ndërkohë fituese.Cfarë bëri Edi Rama me këtë rast. Asgjë. Ankesa u arkivua, rasti abuziv i përvetësimit të fondeve publike u konsumua deri në fund. Korrupsioni nuk u ndal.Në gusht, Edi Rama merr një tjetër letër nga Gjonaj. Ajo i shkruan kryeministrit, se pas denoncimit që ka bërë, po merr kërcënime dhe presione nga njerëzit e Erion Veliajt.Cfarë bëri Edi Rama me ankesën e dytë. Asgjë. Nuk bëri asgjë sepse kryeministri kishte marrë në mbrojtje korrupsionin, dhe sigurisht nuk mund të mbronte denoncuesen e korrupsionit. Kishte bërë zgjedhjen e kundërt me atë që propagandon.Dhe më në fund, në 24 dhjetor, nëpunësja që guxoi të denonconte korrupsionin, u largua nga puna.Në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil, në kundërshtim me ligjin që ofron mbrojtje për ata që denoncojnë korrupsionin, Gjonaj u shkarkua nga puna.Dy ligje u shkelen, ligji për nëpunësin civil, dhe ligji që nxit denoncimin e korrupsionit dhe ofron mbrojtje për denoncuesit, për të shkarkuar nga puna nëpunësen, e për të mbrojtur korrupsionin e Erion Veliajt.Kjo është e vërteta e korrupsionit në vend.Kur duhen masa konkrete, Edi Rama mbron korrupsionin dhe nxjerr në rrugë denoncuesit e tij. Ky është mesazhi për të gjithë. Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush."(Ankesa e Luiza Gjonaj, e publikuar sot nga Grida Duma)
