Britani, deputetët do të vendosin për krijimin e foshnjës duke përdorur ADN nga 3 persona

Deputetët britanikë do të vendosin nëpërmjet votës nëse do të lejojnë krijimin e foshnjave duke përdorur ADN-në nga tre persona. Votimi do të jetë i lirë, për teknikën që ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse gjenetike nga nëna tek fëmija.Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet vendi i parë që legalizon bebet me tre persona dhe kjo mund të ndihmojë rreth 150 çifte në vit. Çështja ka ndezur një debat të ashpër, ku figura të larta të Kishës kanë bërë thirrje për bllokimin e kësaj  proçedure.Nëse parlamenti voton pro, atëherë fëmija i parë me tre persona do të mund të lindë vitin e ardhshëm. Kjo metodë, e cila u zhvillua në Newcastle, duhet të ndihmojë gratë si Sharon Bernardi, nga Sunderland, e cila humbi shtatë fëmijët e saj nga  sëmundje mitokondriale.Mitokondria është pjesë e vogël e ndarë gati në cdo qelizë të trupit, të cilat e konvertojnë ushqimin në energji. Mitokondria e dëmtuar, e  cila përcillet vetëm nga nëna, çon në dëmtimin e trurit, humbjen e muskujve, atak kardiak dhe verbim të fëmijës. Metoda e fëmijës me tre persona, bën një kombinim të ADN-së së prindërve me mitokondrinë e shëndetshme të një grujaje të tretë dhuruese.Kjo bën që një foshnjë me 0,1% të ADN-së nga gruaja e dytë dhuruese të ndryshojë përgjithmonë AND-në e tij , e cila mund të trashëgohet në breza.