Elida Cangonji: Stresi dhe rinia shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 11:16
Prindërit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për sjelljen e fëmijëve të tyre sapo këta të fundit mbushin 18 vjeç. Për sociologët fajtor në çdo rast është fëmija, ndërsa prindi mbetet vetëm dhimbja. Duke u ndalur te ngjarja e sotme, ku 4 persona humbën jetën, mjekia psikiatre Elida Cangonji, në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, thekson se rinia e sotme në pjesën më të madhe të saj është e stresuar. Sociologia tha se mbi 38% e rinisë shqiptare është shumë e stresuar, ndërsa 34% e tyre shfaqin shenja depresioni.