Ali Emini: Ligji për minatorët – Mosha e pensioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 11:19
Me ligjin e ri për uljen e moshës së pensionit për minatorët do të përfitojnë jo më pak se 3800 persona. Këtë fakt e ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini. Në një intervistë për Ora News, Emini ka sqaruar se kush do të jetë kontigjenti i parë i minatorëve që do të përfitojnë. "Të gjithë ata persona që kanë punuar në miniera në nën tokë, jo më pak se 12 vjet e gjysme dhe që kanë vjetërsi të përgjithshme jo më pak se 30 vjet dhe që kanë mbushur moshën 55 vjeç do të dalin në pension. Pensioni i tyre do të fillojë të jetë nga 14470 lekë deri në 25 mijë lekë që është pensioni maksimal", u shpreh Emini.