Vokshi nga Tepelena: Banorët asnjë ndihmë nga shteti, gjendja kritike
Partia Demokratike apeloi sërish qeverinë të mobilizojë të gjithë infrastrukturën në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet.Nga Tepelena, deputetja Albana Vokshi tha se situata në këtë zonë është kritike dhe banorët gjenden prej ditësh të bllokuar, pa drita dhe pa asistencë mjekësore.“ Në këto momente gjendem në zonën e Tepelenës, mund të them se gjendja është kritike jo vetëm për shkak të motit, por dhe për shkak të mungesës së shtetit, i cili këtu pothu ajse është inekzistent. Ne si PD kemi mbledhur një Shtab të Emergjencës me anëtarë të Kryesisë, kryetarët e Komunave të PD, të cilët raportojnë minutë pas minute mbi gjendjen në komunat e tyre.Nga informacionet që kemi komuna e Kurveleshit është e bllokuar, sepse 3-4 segmente rruge kanë shkarë. Janë mbi 300 familje të bllokuara me 1200 banorë, midis të cilëve ka edhe të sëmurë dhe që ambulanca nuk mundet që ti asistojë. Po kështu dhe në komuna të tjera ka rrugë të bllokuara në segmente të caktuara, banesa të dëmtuara, dhjetëra hektarë toke të përmbytura me kultura të ndryshme. Shteti nuk ka qenë prezent në asnjë strukturë dhe asnjë shërbim tjetër.Asnjë nga banorët nuk kanë marrë asnjë lloj asistence, gjenden në mëshirë të fatit.Në qarkun e Gjirokastrës duhet të ishin Ministrat Veliaj dhe Ahmetaj që janë deputetë të këtij qarku dhe nuk janë parë. Ministri Veliaj duhet të lërë çdo pune dhe të vijë këtu për tu ardhur në ndihmë votuesve të tij në këtë kohë krize. Mbase natyrën nuk mund ta kontrollojmë por burimet njerëzore dhe resurset e tera mund të menaxhohen dhe orientohen atje ku nevoja është më e madhe”.Sipas saj, Qeveria është e vonuar në vendosjen e Gjendjes së Emergjencës.“Bej thirrje që shteti të vihet në lëvizje. Janë të gjitha Komunat 3-4 ditë pa energji për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë. Nuk mund të bëjnë thirrje as për ndihmë në këto kushte. Situata po precipiton dhe duke pas arasysh që reshjet mund të shtohen në ditët në vijim, ka rezervuarë në komuna të ndryshme që nëse reshjet shtohen mund të rrezikojnë përmbytje të tjera të fshatrave dhe komunave të tjera. Qeveria të vërë në lëvizje të gjithë adminisratën.Gjëndja e Jashtëzakonshme duhet të ishte shpallur më herët. Kanë 3-4 ditë pa energji, të bllokuar dhe pa asistencë mjekësorë”.Deputetja Vokshi tha se gjithë strukturat e PD janë në këmbë. Ajo theksoi se kryetarët e Komunave pavarësisht burimeve të pakta, kanë qenë në gadishmëri dhe mbështetje të banorëve të komunave të tyre, pavarësisht se shteti nuk u ka vënë në dispoziocion asnjë mjet dhe asnjë burim tjetër.