Mustafa qetëson protestën, paralajmëron shkarkimin e Jabllanoviç
Duket se protestat e dhunshme të Vetëvendosjes kanë bërë që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ta rimendojë shkarkimin nga detyra të Ministrit serb të qeverisë së tij, Aleksandër Jabllanoviç."Do të ketë shumë shpejt ndryshime, pasi me deklaratën e tij janë fyer nënat gjakovare dhe krejt qytetarët e Republikës së Kosovës", mësohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë një vizite në Rahovec.Sipas Mustafës, qendrimi në detyrë të ministrit për kthim dhe komunitete nuk do t'i bënte mirë as vetë Jabllanoviçit."Kjo çështje është stërmadhuar dhe politizuar shumë nga partitë politike për qëllimet e tyre të caktuara, por duke qenë se protestat dy herë kanë degjeneruar në dhunë, qendrimi i tij në detyrë nuk do të ndikojë për mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe vetë dhe as vetë ministrit", ka shtuar Mustafa.