Katastrofa natyrore në jug të vendit, Qeveria: Mbikqyrje të situatës 24 në 24
Qeveria zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet.Në përfundim të mbledhjes, zv/Kryeministri Peleshi, Ministrat Tahiri dhe Panariti i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pëfshirë nga përmbytjet të bashkëpunojnë me Shtabet Rajonale të Emergjencave Civile, të cilat janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë atyre në të gjithë territorin e Shqipërisë.“Ne garantojmë të gjithë qytetarët në të gjithë vendin, se shtabet e emergjencës janë ngritur prej katër ditësh e jane në gadishmëri të plotë. Kjo është edhe arsyeja që kemi shmangur përshkallëzimin e gjëndjes, duke shpëtuar mijëra krerë bageti dhe duke ruajtur të atë çka është më e rëndësishme, jetën e njerëzve. Qytetare, bashkëpunoni me strukturat e emergjencës civile, mos hezitoni të pranoni ndihmën e shtabeve të emergjencave civile të shtrira në të gjithë vendin”, tha ai.Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, bëri të ditur se falë ndërhyrjes në kohë të Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave është mënjanuar një dëm edhe më i madh që mund të krijohej.“Ju bëjmë me dije se pas marrjes së njoftimit nga qendra rajonale e parashikimit të motit katër ditë më parë, në Shqipëri dhe në gjithë rajonin janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencës qendrore dhe rajonale ku marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore.Shtabet janë në gadishmëri të plotë dhe une falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, te emergjencave civile, FA-ve, qendrës vullnetare të Emergjencës Civile dhe të gjithë ata që janë vendosur në ndihmë të prioritetit tonë, shmangien e pasojave fatale për jetën dhe shëndetin qytetarëve dhe më pas bagetisë dhe pronës.Ndersa Ministri Panariti, theksoi se Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me një fokus të veçantë rrjetin e hidrovoreve, që deri më tani ka funksionuar mjaft mirë.“Kemi te bejme me nje situatë të jashtëzakonshme me rastin e lumit Vjosë, që ka pasur prurje historike. Në bashkepunim me ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes, kemi bëre maksimumin për largimin në kohë të njerëzve nga zonat e përmbytuara dhe kemi minimizuar dëmet në bageti.Situata është dhe pritet të jetë edhe më e rënduar sipas agjencive meteorologjike, të cilat japin informacione se siatuata do të jetë me shira te vazhdueshme, por shtabet tona do të jenë në gadishmëri të plotë dhe çdo strukturë do të jetë në sintoni të plotë në përballimin e çdo lloj situate, që do të mbikqyret 24 orë”, tha ministri Panariti.Aktualisht situata mbetet kritike kryesisht në Vlorë dhe Fier, ndërsa pritet që gjatë ditës së mërkurë situata të përkeqësohet nga shtimi i intensitetit të reshjeve.Deri tani janë mbi 300 familje të evakuara dhe rreth 3000 hektarë tokë nën ujë.