Panariti: Harta e përmbytjes është e madhe. S'mund të shpëtojmë gjënë e gjallë
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një intervistë telefonike për Ora News deklaroi se harta e përmbytjes është goxha e madhe ndërsa situata më e rrezikshme mbetet ajo në Vlorë dhe në Fier, si pasojë e daljes së lumejve Vjosa e Semani nga shtrati.Panariti shtoi se është e pamundur shpëtimi i gjësë së gjallë ndërsa në fund të javës pritet të bëhet dhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.Edmond Panariti: Harta e përmbytjes është goxha e madhe dhe ne po lëvizmin nga një qark në tjetër duke mbajtur kontaktet me zyrtarët dhe bordin e kullimit.Situata më e rrezikshme është në pellgun e Vjosës.Vjosa ka dalë gjerësisht nga shtrati duke përmbytur të gjithë zonën përreth. Kemi pasur dëme edhe në bagëti. Në disa raste është e pamundur ndërhyrja, kemi pasur dhe do të kemi qindra krerë bagëti të mbytura.Sitauta e rënduar edhe në zonën e Semanit në qarkun e Fierit.Përmbytje edhe në Gjirokastër anës lumit Drino që ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat përreth.Dhe në Këlcyrë situatë është e rënduar. Ndërsa në veri hidrovorët kanë punuar me efektivitet dhe situata është nën kontroll.Janë rreth 3000 mijë ha toka të përmbytura, ndërkohë ka dëme dhe në pulari. Në Novoselë ka mijëra krerë shpend të ngordhur. Nga fundi i javës do bëjmë një bilanc definitive./Oranews.tv/