Pediatrja e QSUT-së filmohet pasi merr rryshfet, pezullohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2015, 14:03
Një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë është filmuar nga një kamera amatore.Në videon që është shfaqur në të njëtin web site ku u shfaq edhe mësuesja që dhunonte nxënësin, shfaqet një mjeke pediatre që i kërkohet llogari nga një pacient për paratë që i kishte marë një pacienti.Ora News zgjodhi të mos ia shfaqë fytyrën mjekes për arsye etike pasi ne synojmë të merremi me fenomenin.Ministria e Shëndetësisë ndërkohë ka bërë pezullimin nga detyra të mjekes pediatre në QSUT dhe po heton për të zbardhur ngjarjen.