Testimi i mësuesve, Sindikatat e ndara, debate opozitë-maxhorancë

Testimi i mësuesve ka ndarë Sindikatat në qëndrime.Ndërkohë që opozita dhe maxhoranca kanë debatuar në lidhje me nevojën e një testimi të tillë.Sindikatat ndahen në lidhje me domosdoshmërinë e testimit të mësuesve.Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias dhe Edukimit dy përfaqësues të Sindikatave të Arsimit e cilësuan të jashtëligjshëm testimin e mësuesve, ndërkohë që për kreun e Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, testimi është gjetje e duhur për të matur nivelin e dijeve.Xhaferr Dobrusha:“Formalisht, de juro shkel ligjin. De fakto e ka lënë akoma derën hapur për të ardhur ujra të turbullta brenda. Prandaj kjo ka qenë arsyeja që ne e kemi kundërshtuar pjesën e parë”.Nevruz Kaptelli:“Është një testim i kundraligjshëm, edhe këtu shkelet neni numër 58 i Ligjit Parauniversitar”.Kolë Nikolla:“ Vetë natyra njerëzore është që rrugëton nga e panjohura për tek njohura dhe në këtë rrugëtim të gjatë ajo shpesh luhatet në momentet delikate. Prandaj gjithmonë merr vlerë shprehja “ Beso dhe kontrollo” apo “Sa të rrosh do të mësosh”.Deputeti, Myqerem Tafaj, ndërkohë e ka cilësuar të panevojshëm këtë test kur çdo mësues jep provim. shteti.“Ata kanë kryer të gjithë proçedurën, kanë bërë praktikën, kanë bërë provimin praktik, kanë bërë dhe provimin e shtetit.Dhe ata kurrë nuk mund të testoheshin me një test të tillë”.E ndërsa për deputetin, Musa Ulqini, testimi i mësuesve është një emergjencë për të vlerësuar aftësitë.“ Nuk e njohin ata që janë atje ligjin dhe bënë diçka për të shkelur ligjin? Jo zotëri, ata e bënë këtë test sepse një emergjencë e madhe kombëtare u konstatua në arsim. 2000 mësues ishin jashtë profilit, me mijëra nxënës merrnin njohuri nga mësues jashtë profilit”.