Shtohen të sëmurët me grip, 30% më shumë në krahasim me një vit më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2015, 18:25
Rreth 30% me shumë të sëmurë me grip ka regjistruar Instituti i Shendetit Publik këtë vit krahasuar me te njëjtën periudhe të një viti më parë.Sipas mjekëve të Insitutit të Shëndetit Publik, përgjatë dy javëve janë shhfaqur rreth 18 mijë raste më shumë të pacientëve të infektuar me viruset AH1N1 dhe AH3N2.Por situate e rënduar paraqitet në zonat më të thella të Shqipërisë.Ka qenë drejtori i ISHP, i cili ka theksuar se janë marrë të gjitha masat rreth një muaj më parë për përballimin e situates.Këtë sezon virozat gripale janë shfaqur më agresivë ndaj dhe mjeket bëjnë apel për të mos neglizhuar, por të paraqiten në të gjitha qëndrat shëndetësore në vend të cilat qëndrojnë hapur edhe gjatë fundjavës dhe jo vetën në QSUT.