Përmbytje masive, Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Përveç Shqipërisë dhe Greqisë, moti i keq ka goditur edhe Bullgarinë. Qeveria vendase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura të vendit të dëmtuara nga uji dhe uraganët e fortë.Pjesët më të prekura janë në jug të vendit. Mediat lokale kanë raportuar deri tani dy viktima, një djalë nëntë vjeçar dhe një të rritur që po e shoqëronte, por disa të tjerë raportohen të humbur.Në qytetin bregdetar Burgas, 70 shtëpi janë përmbytur nga dalja nga shtrati e lummit Tundzha, ndërsa disa qyteza dhe fshatra të tjerë përreth kanë humbur çdo rrugë komunikimi me pjesën tjetër të vendit për shkak të nivelit të lartë të ujit.Ndërsa në Smoljan në jug të vendit, lumi Çerna ka shkaktuar dëme të mëdha në toka dhe godina.Në ndihmë të banorëve kanë ardhur forcat e ushtrisë dhe zjarrëfiksëve, të cilët janë përpjekur të përforcojnë shtratin e lumenjve të cilët kanë shkatërruar edhe rrugët dhe ura të ndryshme në të gjithë vendin.Shirat e rrëmbyer kanë goditur shpesh Bullgarinë vitet e fundit. Vetëm vitin e kaluar, vendit iu shkaktuan dëme në vlerën 400 milionë euro nga përmbytjet.