Përmbytjet, Basha: Qeveria llogje para kamerave, Rama: SHQUP-i po tregon ç'mall është

Situate e përmbytjeve në vend nuk ka shpëtuar pa u përdorur si armë për debat politik mes opozitës dhe kryeminsitrit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ironizuar konferencën anti-korrupsion duke theksuar se  Shqipëria është  nën ujë, ndërkohë që  qeveria bën llogje para kamerave."Në vend që të verë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës i mbledh zyrtarët si spektatorë guake për recitalin e radhës. Parada anti-korrupsion është një shfaqje e shpifur, ku ministrat e akuzuar për korrupsion, klientelizëm, për emërime të zyrtarëve me precedentë penalë, për favorizime të firmave të vëllezerve, fisit dhe klientëve ironikisht kërkojnë që të denoncohet korrupsioni tek ata"- shkruan Lulzim Basha.Por kjo deklaratë e kreut të opozitës, nuk kaloi pa reagimin e Kryeminsitrit i cili thekson se kur gjithë strukturat e shtetit po luftojnë ditë-natë në krah të njerëzve në nevoje për ndihmë,SHQUPi po tregon perseri se ç'mall është, TURP!