Frika ruan vreshtin dhe administratën, Nisma e Ramës kundër korrupsionit

Tashmë çdo qytetar ka në dorë një armë për të luftuar korrupsionit ndërsa punonjësit e administratës duhet të dijnë se çdo denoncim do të shqyrtohet seriozisht.Portali www.stopkorrupsionit.al do të jetë unik për të bërë denoncime për raste korruptive, në mënyrë anonime apo jo. Kryeministri Rama, e cilësoi këtë iniciativë, një armë në dorën e gjithkujt për të denoncuar aferrat korruptive që u kërkohen qytetarëve.Ndërkohë punonjësit e administratës duhet të dijnë se çdo denoncim do të shqyrtohet brenda 30 ditësh, ndërsa nëse rasti është flagrant do të shqyrtohet menjëherë.Apeli i Ramës për qytetarët: Na vini në provë"Sot të gjithë ata qytetarë që kanë një aparat telefoni celular, ka në dorë një armë për të luftuar konkretisht korrupsionin. Në qoftë se  ju nuk do ta përdorni këtë armë por do mjaftoheni vetëm duke akuzuar në mënyrë të përgjithshme, nuk ka shanse që lufta ndaj korrupsionit të na japë rezultate të shpejta"Kreu i qeverise i ftoi qytetarët të bashkëpunojnë dhe të mos kenë asnjë hije dyshimi se denoncimi i tyre nuk do të shpërfillet.Edi Rama: " Na vini në provë, vullnetin dhe seriozititin tonë dhe efikasitetin për të luftuar krah për krah me ju individualisht dhe për të mos qenë vetëm në betejën për korrupsionin që nuk është mallkim nga zoti as sëmundje që nuk i  dihet se ku ka origjinën por për ju që e ndeshni ka një fytyrë. Ju mjafton të na tregoni fytyrën emrin dhe vendin dhe pastaj pjesën tejtër na e lini ne që së bashku me ju ti ndryshojmë fytyrën Shqipërisë dhe ti heqim këtë njolllë të tmerrshme që për vite të tëra ka ardhur duke nxirë imazhinShqipëria kurrë nuk mund të jetë atdheu i korrupsionit por që kjo të kthehet nga një e vërtetë e dëshiruar në një të vërtetë të prekshme për të gjithë duhet të luftojmë së bashku ta heqim një orë e më parë këtë njollë.Ankesa apo denoncimi juaj do të shkojë në 4 drejtime të ndryshme. Të katërta janë të lidhura me njëra tjetrën dhe përgjegjësia shkon në nivelin më të lartë, tek zyra e kryeministrit, ministri përgjegjës, departamenti anti-korrupsion dhe salla operacionale të këtij mjeti të ri që vihet sot në dispozicion të qytetarëve.Të çlirojmë imazhin duhet të dimë problemin, jo të bëjmë truke e makiazhe. Armën nga sot e keni në dispozicion, shpresoj ta përdorni sa më shumëPërsa kohë reformat do vijojnë me pjesën më të vështirë të operacionit dhe dhimbjes na duhet që frika të ruajë vreshtin dhe frika që prodhon vetëdija e krijuar tek çdo nënpunës se qytetari që ka përballë nuk është i çarmatosur por ka në xhepin  këtë armën këtu të jeni të sigurtë se shumë shpejt do ta ruajë të gjithë vreshtin" Apeli i ministraveVetë ministri për Çështjet Vendore, koordinatori kombëtar për anti-korrupsionin, teksa prezantoi aplikacionin, theksoi se pas cdo kutie qëndron personi përgjegjës dhe se e gjithë procedura do të zgjasë deri në 30, ose në raste flagrante, reagimi do të jetë i menjëhershëm.Bledi Çuçi: "Ka një burokraci që dekurajon qytetarët për të denoncuar, shumë denoncime humbasin në zyrtat qeveritare pa dhënë asnjë përgjigje. Portali të con në një rrugë të sigurt se rasti i korrupsionit do të ndiqet nga institucionet. Për 30 ditë do të ketë përgjigje për qytetarin"Të pranishëm gjatë prezantimit të portalit online, edhe ministrat e tjerë të kabinetit Rama kërkuan bashkëpunimin e qytetarëve.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri:  "Na duhet besimi qytetarëve tek ne dhe sistemi ynë. Edhe pa korrupsion mund të merrni shërbimin që ju takon"Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: "Kam nevojë për ju. Përmes kësaj dritareje, fillon puna ime për ti shkuar deri në fund denoncimeve".Ministri i Mjedisit Lefter Koka: "Ministri Cuci na tregoi se punabëhet edhe vetëm dhe jo me stafe të mëdha. Gjithsesi qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se ne jemi të vendosur. Vetëm bashkë mundemi".