Protesta, Policia e Kosovës kërkon të negociojë me Vetëvendosjen
Policia e Kosovës kërkon të negociojë me Lëvizjen Vetëvendosja për protestën e radhës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, tha se po bën përpjekje për një takim për t'u dakorduar rreth protestës së mërkurës.Maxhuni e ka bërë të ditur këtë informacion, ndërsa ka qenë duke raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet që do të ndërmerren në protestën e së mërkurës.Maxhuni, bashkë me Ministrin Hyseni, janë ballafaquar me një sërë pyetjesh për zhvillimet e fundit në Kosovë.Gjatë mbledhjes se Komisionit është vlerësuar se gjatë protestës së kaluar të së martës, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mbështetur nga partitë tjera opozitare, ka pasur tejkalim të autorizimeve policore, por që ende nuk kanë ndonjë raport përfundimtar.Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, tha se konkretizimi i raportit kërkon kohë të gjatë.