Rruga Transballkanike, Gjermeni deklaron dëmshpërblim sipas kategorive

Pronarët që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike do të dëmshpërblehen sipas kategorive.Banorët që i kanë shtëpitë me leje do të marrin kompensim të plotë, ndërsa ata që i kanë të palegalizuara banesat do trajtohen me pagesë qeraje për dy vite.Kjo nismë është kundërshtuar nga banorët të cilëve u ka dal në mbështetje edhe opozita.Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë finanaciarisht banorët që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike me superstradën Fier -Vlorë.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, shpjegoi se janë dy grupe që do të kompensohen.Pronarët e ligjshëm të clët do të marrin paratë sipas vendimit për shpronësim publik, ndërsa familjet që kanë ndërtime të paligjshme do të trajtohen pagesë për qiraje për dy vite .“Grupi i parë, janë qytetarët pronarë të objekteve dhe të truallit, të cilët do të dëmshpërblehen, duke ndjekur procedurat e shpronësimit për interes publik, në bazë të dokumentave të pronësisë për objekt dhe truall. Pas plotësimit të dokumentacionit, do të procedohet direkt, me derdhjen nga Dega e Thesarit,në llogarinë bankare të secilit përfitues, të shumës së miratuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 54 datë 21 Janar, 2015, tësipër cituar.Grupi i dytë, janëfamiljet që posedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi, të cilat preken nga zbatimi i këtij projekti madhor.Ky grup qytetarësh, do të trajtohen, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 58 datë 21.1.2015 "Për trajtimin e disa familjeve që preken nga zbatimi i projektit 'Lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier - Vlorë' me programe sociale të strehimit".Këta qytetarë, do të përfitojnë, pagesat e qirasë për dy vjet, ndërkohë për vitin 2015, do të marrin menjëherë pagesën e plotë, të qirasë për 11 muaj Shkurt - Dhjetor 2015. Enti Kombëtar i Banesave ka hapur një llogari të veçantë pranë Bankës Kombëtare Tregtare - Dega Vlorë, për të mundësuar tërheqjen e pagesës së qirasë nga qytetarët”.Por një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga banorët.Sipas tyre shëmbja e banesave do të thotë të mbesin në mes të rrugëve .Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe opozita.Deputeti i Vlorës, Arben Ristani, u ka kërkuar banorëve që të ankimojnë në gjykatë për të fituar të drejtën.Nga ndërtimi i rrugës Transballkanike me superstradën Fier - Vlorë preken 130 banesa, nga të cilat 86 u është refuzuar e drejta për legalizim nga ALUIZNI.