Shkumbini përmbyt ujësjellësin, Cërriku pa ujë, shembet ura e vjetër
Cerrik- Rreth 2000 familje në Cërrik kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pas përmbytjes së stacionit të pompave të ujësjellësit, si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati.Sakaq dalja e lumit nga shtrati rrethoi dhe lagjen Shelg të Cërrikut, ku banesat në afërsi të Shkumbinit rrezikuan të përmbyten, ndërkohë uji mbuloi tokat bujqësore.Banorët thonë se askush nuk ka ardhur të shoh situatën e rëndë të krijuar.Banorët kanë pasur edhe mungesa me ushqim e ujë të pijshëm, ndërkohë që situata nuk dihet sa do të zgjasë.Vershimi dhe fryrja e lumit Shkumbin ka ndarë në mes edhe uren e vjetër dhjetëra vjeçare.Ora Neës në muajin korrik denoncoi gjendjen e rëndë të urës si pasojë e mungesës së investimeve prej vitesh.Reshjet e shiut kanë bllokuar edhe urën e ndodhur në fshatin Banjë në afërsi të hidrocentralit në aksin Elbasan- Gramsh.Po kështu, e bllokuar mbetet rruga ne fshatin Shelcan nga rrëshqitja e tokës, kjo rrugë është e pakalueshme në drejtim të Gjinarit.Disa fshatra e komuna si Steblevë, Rrajcë, Orenje, Lunik, në Librazhd por edhe Golesh, Gracen janë pjesërisht pa energji elektrike. Aksin Librazhd - Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë[caption id="attachment_458786" align="alignnone" width="640"]
Lagjja Shelgj ne Cerrik e permbytur, 2 shkurt 2015[/caption]/Oranews.tv/