Policia Ushtarake, Noka: Ndryshimet në ligj e shndërrojnë në Gestapo
Ndryshimet në ligjin për policinë ushtarake kanë përplasur opozitën me shumicën dhe përfaqësuesit qeverisë në Komisonin e Sigurisë.Demokratët ngriten shqetësimin se ndërhyrjet janë bërë pa u konsultuar me vendet partnere të NATOs dhe marrin kompetenca që i takojnë Policisë së Shtetit.Mesila Doda: “Nëse keni sjellë një ligj të tillë duhet ta keni afruar me një model të BE-së. Me kë model e keni sjellë këtë projektligj? Dhe nëse ka një model të tillë duhet të kishte një tabelë përputhshmërie në bazë të ligjit”.Flamur Noka: “ Duhet të kishim të bashkëshoqëruar ose konsulencën e përfaqësuesve të NATO-s pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ose konsulencën e një ekipi të një vendi anëtar të NATO-s. Ky është një ligj që është hartuar thjesht se ju është mbushur mendja për të ndryshuar, për ti dhënë ca kompetenca më tepër Policisë Ushtarake, për ta shndërruar në një Gestapo për ushtri se kështu e keni hartuar”.Zv. Ministri i Mbrotjes, Petro Koçi, argumentoi se ligji përputhet me standardet e BE dhe lehtëson policinë ushtarake nga vakumi ligjor që ka vepruar nga 2007.Petro Koçi: “Është e paparanueshme të përdoren terma të cilat u përmendën tek parafolësi. Mendoj se përsa i përket proçesit të konsultimit, sigurisht që ligji nuk i referohet një modeli të caktuar, por i referohet standardeve në përgjithësi që kanë struktura homologe në FA të vendeve aleate. Janë bërë konsultime me shumë vende aleate”.Në fund të mbledhjes, opozita faktoi kundërshtimet me tre vota kundër, por ndryshimet u kaluan në parim me votat e shumicës.