Ligji për Arsimin e Lartë, Mazniku deklaron se do të rishikohet drafti
Tiranë-Kundërshtimet për draftet e arsimit të lartë, e detyruan Ministrinë e Arsimit të bëjë edhe një here rishikime në bazë të këtyre vërejtjeve.Akademikët një ditë më parë e quajtën këtë draft cënim të autonomisë së Universiteteve, ndërsa Ministria e Arsimit e mohon këtë fakt dhe shprehet se është projektligj real dhe jo politik.Arbjan Mazniku: “Projektligji për Arsimin e Lartë, që po diskutohet është produkt i një procesi unik gjatë gjithë historisë së arsimit të lartë, ardhur pas një konsultimi të gjatë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit.Ne jemi të ndërgjegjshëm që si çdo reformë reale, që sjell ndryshime rrënjësore, ajo nuk mund të jetë një reformë 100% konsensuale.Ndryshe nga pseudo reformat e të shkuarës, kjo nuk është një reformë e partisë në pushtet për partinë në universitet, nuk është reform e të zgjedhurve të politikës për të shkëmbyer privilegje me të zgjedhurit e trupës akademike.Kjo është është padyshim reforma më e papolitizuar në këto 20 vjet, dhe çdo tentativë për ta ndryshuar këtë është mjerane.Projektligji rrit ndjeshën autonominë universitare në vend, duke deleguar kopetenca nga Ministria drejt vetë institucioneve, vendimarrjet e rëndësishme, mbi kuotat dhe kriteret e pranimit të studentëve, mbi numrin dhe pagat e stafit akademik, mbi tarifat e studimit dhe buxhetet e universiteteve.Ky ligj është i pari kantier i autonomisë reale. Për ne autonomi nuk është vetëm e drejta për zgjedhur trupat akademikë.Ministria e Arsimit falenderon të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë, që kanë përcjell tek ne vërejtjet e tyre për projektligjin. I sigurojmë ata që çdo vërejtje do të shihet me të njëjtin përkushtim dhe seriozitet që kemi dëgjuar çdo vërejtje gjatë gjithë këtij procesi.Madje në këto momente komisioni është mbledhur tashmë dhe po këqyr një nga një të gjitha vëretjet e dërguara dhe po punojmë bashkarisht për detajet e fundit që janë objekt diskutimi, për t’a përmbyllur dhe jetësuar reformën”.