Bombardimet në Ukrainë prekën jetët e 1.7 milionë fëmijëve

Që prej marsit të vitit të kaluar, pjesën më të madhe të pasojave e kanë zbarkuar tek fëmijët.Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, bombardimet në lindje të Ukrainës kanë prekur jetët e 1.7 milion fëmijëve, ku shumë prej të cilëve janë detyruar të jetojnë ilegalisht apo kanë mbetur me trauma psikologjike.Rreth 1 mijë fëmijë po jetojnë në qendrat e strehimit nëntokësore në qytetin e Donetskut për shkak të luftimeve të vazhdueshme mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëvë të armatosur.Qendrat strehimore kanë ofruar një shkallë sigurie, por kanë mungesë të theksuar higjene jo vetëm se ndodhen nëntokë, por se janë të mbipopulluara .Për fëmijët, jeta nëntokë është e vështirë, nuk shkojnë në shkollë, jashtë dalin rrallë për shkak të rrezikut dhe ajo që ofrohet në tunelet e nëntokës për ta është e ngjashme me ferrin. Ditën sajojnë lojërat e tyre në hapësirën që kanë. Natën dëgjojnë zhurmën e tmerrshme të armëve dhe bombardimeve.Stafi që kujdeset për kushtet dhe njerëzit në këto qendra strehimore thotë se janë përpjekur të krijojnë një mjedis sa më të sigurtë për fëmijët.Ata janë inkurajuar të shprehin frikën dhe të tregojnë ëndrrat e këqija pasi konflikti i vazhdueshmëm ka prekur shumë anën psikologjike të tyre.Teksa përpiqet të bëjë terapi të vazhdueshme me ta, Marina Fedotova, një psikologe në jetimore, tha se imazhet e fëmijëve janë shumë domethënëse./Oranews.tv/