Shkolla profesionale veterinare në Shkodër, e rrënuar dhe me lagështirë
Shkolla profesionale veterinare e Shkodrës, ku dikur studionin rreth 1 mijë nxënës, sot është katandisur në vetëm 100. Të ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, nxënësit ndjekin mësimin në një godinë gjysmë të rrënuar, të degraduar ndër vite.Kjo është shkolla profesionale veterinare e vendosur në lagjen Kiras të Shkodrës, e cila prej vitit 1950 nga gjiri i saj ka nxjerrë breza të tërë veterineresh.Rrugëtimi i saj në fushën e arsimit ka qenë me peripeci të shumta, dhe sot pas 65 vitesh ndodhet në një godinë gjysmë të rrënuar, nga ku çdo ditë marrin dije rreth 100 nxënës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.Orët e praktikës janë një nga pikat e forta të saj, veçanërisht laboratoret në të cilat gjenden fosile, mokete kafshësh etj, të rralla dhe të domosdoshme për marrjen e njohurive nga nxënësit.Një pjesë e tyre mbi 50 vjecare po degradojnë nga lagështira.Një nga nxënësit e ardhur nga Kosova na tregon se është informuar për këtë shkollë përmes miqve të tij që më herët kishin marrë dijet në fushen e veterinarisë.Çuditërisht Shqipëria si një vend që ka shpallur prioritet bujqësinë dhe blegtorinë, këto shkolla i mban në hije.[caption id="attachment_457650" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Shkolla profesionale veterinare në Shkodër, e rrënuar[/caption][caption id="attachment_457652" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Shkolla profesionale veterinare në Shkodër, e rrënuar[/caption][caption id="attachment_457651" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Pamje nga ambientet e brendshme të shkollës profesionale veterinare në Shkodër[/caption]