Krujë, tritol mjetit të biznesmenit, Policia: Për shkak të konkurencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2015, 15:34
Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në qytetin e Krujës. Eksplozivi i është vendosur makinës së biznesmenit Eduard Çela.Sipas policisë ka qenë më tepër se 100 gram tritol që i është vënë mjetit të biznesmenit.Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti, ndërsa janë thyer disa xhama të një pallati fare pranë lokalit ku shpertheu makina në fjalë.Fatmirësisht nuk ka patur demtime në njerëz. Sipas versionit të policisë, lënda e eksplozivit është vënë për shkak të konkurencës.[caption id="attachment_457686" align="alignnone" width="681"]
(Në foto: mjeti që iu vu eksploziv)[/caption]