Bllokimi i Tiranë-Elbasan, qytetarët e painformuar presin të kalojnë
Bllokimi i Rrugës Tiranë-Elbasan, ka sjellë kaos për automjetet që kalojnë në këtë aks, si edhe për kalimtarë, të cilët të pa informuar për bllokimin e saj kanë pritur me orë të tëra në një përgjigje pozitive për të kaluar rrugën.Edhe banorët e fshatit Ibë, e kanë patur të pamundur të futën në banesat e tyre me automjeteQytetarët janë të detyruar ta përshkojnë rrugën në këmbë, teksa një fadromë punon për pastrimin e masivit të dheut që ka zbritur deri në rrugën kryesore.Nga ana tjetër problemit të bllokimit të rrugës, u shtohet edhe fakti se banorët e fshatit Ibë ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për shtëpitë e tyre, ndonëse nga firma kontraktuese që ka kryer punimet në këtë rrugë u është premtuar se do t'u jepet në datën 3 shkurt.Pas shirave të rrëmbyeshëm mbremjen e së premtes, 30 janar 2015, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se mbylljen e rrugës Tiranë-Elbasan nga frika e rrëshkitjeve të tokës në Ibë.Në njoftim thuhet se deri në një njoftim të dytë rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin Tiranë-Rrogozhinë./Oranews.tv/