Gent Sejko "bashkon" PD-PS, kandidati për guvernator merr urime ende pa u votuar

Kandidati për Guvernator në Bankën e Shqipërisë raportoi sot para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Edhe pse duhet marrë votat e deputetëve në parlament Gent Sejko është mirpritur nga deputetët e majtë e të djathtë në komisionin e EkonomisëGent Sejko edhe pse nuk e ka kaluar ende sprovën e votimit për të zënë postin e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, në Komisionin e Ekonomisë ai ka marrë urimet si nga deputetët e mazhorancës ashtu edhe të opozitës.Duke raportuar para komisionit të Ekonomisë Sejko ka përcaktuar si sfidën e tij të parë si guvernator kthimin e besimit në institucionin e Bankës së Shqipërisë si dhe rritjen e transparences.Genti Sejko: “Do të filloja me transparencën dhe përgjegjshmërinë ndaj publikut dhe parlamentit. Si objektiv kryesor do të vlerësoja rikuperimin e dëmit të imazhit të Shqipërisë dhe rikthimit të besimit te publiku te ky institucion”Ndërsa për vjedhjen në thesar, Sejko premtoi rishikim të përgjegjësive por edhe të shumës së vjedhur.Genti Sejko: “Një nga prioritetet e mia parësore ose i pari pari fare për të parë dokumetat, pasqyrat financiare për të bërë një inventarizim për të parë nëse kjo vlerë është e saktë, ndarja e përgjiegjësive janë të sakta.”Nga ana tjetër Sejko ka garantuar se do të rishikojë pagesat e majme të stafit të bankës.Genti Sejko: “Sigurisht nëse do të ketë shpërpjestim unë do të jem totalisht i hapur për të bërë rishikimet si tëp agave si të privilegjeve, pra nëse ka fryrje.”Sejko ka përcaktuar si sfidë edhe rikthimin e inflacionit në objektiv.Genti Sejko: “Inflacioni prej një viti është nën kufirin e poshtë të BSH. Në kushte të tilla agjentët ekonomik vonojnë vendimet për konsum dhe investime duke e future ekonominë në një spirale kur ajo operon në potencialin e saj”