Serbia si urim Kosovës në 5-vjetorin e pavarësisë: Nuk do ju njohim kurrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 14:00
Në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shtetit të ri.Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë “realitetin”, se “pa pajtimin e Serbisë dhe të serbëve në Kosovë, nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë dhe të përhershme”.“Serbia kurrë nuk do të pranojë të ashtuquajturën Kosovë të pavarur. Çdo gjë që është e ngritur mbi padrejtësi nuk mund të rregullohet me ligj dhe drejtësi”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën, transmetojnë mediat serbe.Kosova shënon sot pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shtetësia e saj është njohur nga afro 100 shtete.