Prekazi, homazhe edhe sot në kompleksin memorial Adem Jashari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 12:23
Qytetare dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale kanë vazhduar edhe sot homazhet në kompleksin memorial Adem Jashari dhe vizitën në familjen Jashari. Me këtë rast, ata thanë se ky vend ka qenë burimi i pavarësisë së Kosovës.Vazit në kompleksin memorial ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili tha se ky është vendi ku fillojnë të shpërndahet liria.Vizitë kanë bërë edhe menaxhmenti i UP-së, kryetarë të komunave por edhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së me këtë rast ka thënë se për këto pesë vite nuk është bërë aq shumë për vendin, duke thënë se Bashkimi Kombëtar është e vetmja rrugë e duhur për Kosovën.