Protesta në Pragë, kundërshtohet pavarësia: “Kosova është Serbi”

Me rastin e përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës në Pragë do të mbahet protesta me moton “Kosova është Serbi”, protesta mbahet nga shoqata çeke "Miqtë e serbëve në Kosovë".Kjo është protesta e tretë me radhë që mbahet në këtë vend në shenjë përkrahje për serbët e Kosovës.Shoqata “Polakët për Kosovën serbe”, protestën e parë e ka mbajtur në vitin 2011, në prag të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me marshimet protestuese me moton “Serbisë i’u kidnapua Kosova”.Ftesa për një protestë në Pragë, është publikuar në faqen e internetit të Shoqatës Çeke dhe në rrjetin social facebook, ku theksohet se "konfiskimi i krahinës jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë nga Republika e Serbisë është konsideruar si një shkelje bruto i së drejtës ndërkombëtare, me Kartën e OKB-së dhe Marrëveshjes së Helsinkit Final".