Qiproja zgjedh Presidentin, Anastasiades favorit për fitore

Qytetarët e Qipros zgjedhin sot presidentin. Udhëheqësi konservator, Nicos Anastasiades, pritet të fitojë, por jo edhe të sigurojë shumicën e nevojshme për të shmangur balotazhin.Kriza më e keqe ekonomike në dekada ka qenë çështja kryesore për votuesit në ishullin e ndarë.Anastasiades ka premtuar marrëveshje të shpejtë për ndihma me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.