Merkel, telegram urimi Tsipras: Suksese në pozicionin e vështirë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të ri të Greqisë, Aleksis Tsipras, duke i thënë se shpreson të ketë sukses në pozicionin e vështirë që ka marrë për sipër.Qeveria gjermane ka theksuar disa herë se kërkon që Greqia të respektojë marrëveshjet e nënshkruara nga qeveritë e mëparshme në lidhje me programin e shpëtimit. Në telegramin e publikuar nga zyra e kancelares, thuhet:"Keni marrë detyrën në një kohë të vështirë, në të cilët keni përgjegjësi të madhe. Shpresoj që të jemi në gjendje të thellojmë marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes popujve tanë. Uroj të keni forcë dhe sukses në punën tuaj të ardhshme si kryeministër".Mesazh urimi, Tsipras ka marrë edhe nga Përfaqëësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federika Mogerini. Në një postim në rrjetin social, Tëitter, Mogerini shkruan se përmes një telefonate me kryeministrin e ri grek, përveç urimit, i ka bërë të ditur të nisë përgatitjet për takimin e ardhshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Komisionit Europian.