Ora News zbulon kërkesën e PD: Do veton në Komisionin e reformës për drejtësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2015, 14:55
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht, nga Kuvendi i shqipërisë ndryshimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi.Grupi demokrat, ka dorëzuar të hënën e 26 janarit 2015 një kërkesë të cilën e ka siguruar Ora News, ku nga kryeparlamentari kërkohet që ti jepet bashkëdrejtimi i komisionit, dhe e drejta e vetos duke u siguruar në këtë mënyrë konsensusi.Sink Komisionit të Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë.Në përbërje të tij do të ketë 12 anëtarë, nga të cilët, 6 janë përfaqësues të pozitës dhe 6 përfaqësues të opozitës. Emrat e anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Kuvendit.Komisioni i Posaçëm do të kryesohet nga dy bashkëkryetarë, 1 nga pozita, PS dhe 1 nga opozita, PD"Parashikimet aktuale të përbërjes dhe funksioni i Komisionit, Sipas Demokratëve minojnë që në nisje mundësinë e bashkëpunimit, ndaj ata theksojnë se me këto ndryshime mbledhjet e komisionit janë të vlefshme, vetëm kur thirren dhe janë të pranishëm të dy bashkëkryetarët, ndërkohë që kjo synon dhe arritjen e konsensusit për të gjitha propozimet e marra."Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme, kur thirren dhe janë të pranishëm të dy bashkëkryetarët, dhe në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.Vendimmarrja e komisionit do të synojë të arrijë konsensusin për të gjitha propozimet e marra. Vendimet e Komisionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve dhe vetëm kur pro tyre kanë votuar në unanimitet të dy bashkëkryetarët e Komisionit" thuhet në shkresëKjo kërkesë është vendosur si kusht nga demokratet, për t'iu bashkuar komisionit te ngritur me inisiativë të mazhorancës."Menjëherë sapo Kuvendi të miratojë projektvendimin bashkëlidhur, opozita parlamentare do të paraqesë përfaqësuesit e saj në këtë Komision, duke mundësuar funksionimin me përbërje të plotë të Komisionit të Posacëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë"Aktualisht komisioni është, konstituauar me 11 anëtarë, ku 5 ka opozita dhe 6 mazhorancë përfshirë dhe kryetarin Fatmir Xhafaj. Deri tani ky komsion ka zhvilluar dy mbledhje ku deputetet e opozites kan munguar. Më heret si kusht, demokratët listuan dhe zhbërjen e disa ligjeve të miratuara pa konesus, që kanë lidhje me paketën e drejtësisë.

Shkresa e PD-se per Reformen Ne Drejtesi