Greqi, Varufakis, ekonomisti radikal për kryenegociator me BE-në

Në qeverinë e re të Aleksis Tsipras, që pritet të bëjë betimin sot pasdite, kryenegociator me kreditorët ndërkombëtar të vendit është caktuar ekonomisti radikal Janis Varufakis, armik i betuar i masave shtrënguese të imponuara nga trojka.Varufakis e quan veten "rastësisht ekonomist", por konfirmoi në një intervistë radiofonike se do të jetë ai ministri i ri i ekonimisë, një pozicion kyç duke parë gjendjen e vendit. Një prej prioriteteve të tij kryesore do të jetë ekzekutimi i premtimit të Tsiprasit për të rinegociuar kushtet e programit 240 miliardë eurosh të shpëtimit të Greqisë.53-vjeçari Varufakis, i cili mban edhe nënshtetësi australiane, ka studiuar në Britani dhe gjithashtu ka punuar si pedagod ekonomie në universitete në Australi, Greqi dhe SHBA. Në intervistat e dhëna para fitores së zgjedhjeve, Varufakis ka premtuar se do t'I japë fund krizës humanitare në Greqi, do të shkurtojë ndjeshëm borxhin public dhe do të shkatërrojë oligarkët e vendit që vodhën dhe shterruan energjinë dhe fuqinë ekonomike të popullit grek. Për t'iu bashkuar skuadrës së Tsiprasit, Varufakis, i cili vishet shpesh me xhinse dhe ngjyra të ndezura, la një punë të lakmuar në universitetin e Teksasit.Edhe pse aleanca me Anel, Partinë e Grekëve të Pavarur, është cilësuar si jonatyrale dhe jetëshkurtër, kreu i kësaj të fundit, Panos Komenos, pritet të emërohet ministër i mbrojtjes. Kamenos ra dakord me të gjithë planin e Syriza-s brenda pak minutave diskutime një ditë më parë dhe kabineti i ri do të marrë votëbesimin sapo të dërgohet në parlament për votim. Gjithashtu mendohet se dekreti i parë i qeverisë së re do të jetë rikthimi i rrogës minimale në kuotën e 751 eurove, i pasuar menjëherë me lehtësime fiskale që do të mundësojnë grekët të paguajnë për një periudhë më të gjatë kohore borxhet e tyre, si dhe falja e faturave të energjisë elektreike për rreth 300 00 familje që jetojnë nën minimumin jetik.Ndërkohë, të enjten në Athinë pritet të mbërrijë presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, i cili do të jetë edhe zyrtari i parë i huaj që viziton kryeministrin e ri. Takimi sigurisht do të jetë për negociimet e Greqisë me kreditorët ndërkombëtar. Në deklaratën e tij për shtup të hënën, Shulc tha se respektonte zgjedhjet demokratike në Greqi, por theksoi se vendi duhej t'I përmbahej marrëveshjeve të nënshkruara për të ruajtur stabilitetin e vendit.