Aushvic, përkujtohet 70-vjetori i çlirimit nga Ushtria Sovjetike
Të mbijetuarit e kampit të përqendrimit në Aushvic, të shoqëruar edhe nga Presidenti polak, Bronislav Komorovski, morën pjesë në një meshë të veçantë për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit nga Ushtria Sovjetike.Disa ish-të burgosur ishin veshur me unfiforma të ngjashme me ato që kanë mbajtur gjatë qendrimit në kampin e tmerrit ku llogaritet të kenë humbur jetën rreth 1.5 milion vetë, kryesisht hebrenj nga Europa, por edhe komunitete të tjera të futura në listën e zezë të nazistëve.Mes të pranishmëve për të përkujtuar ditën e shënuar, ishte edhe regjisori i famshëm amerikan me origjine hebreje, Stivel Spilberg. Ai përfitoi nga rasti për të ngritur edhe një herë shqetësimin për rritjen e anti-semitizmit në Europë, duke kujtuar sulmin e kryer në 9 janar në supermarketin hebre në Paris.70-vjetori i çlirimit të Aushvicit u kujtua edhe në Gjermani, ku Presidenti Joahim Gauk foli gjatë ceremonisë së mbajtur brenda sallës së Bundestagut.Presidenti u tha deputetëve dhe disa të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit të pranishëm, se Gjermania kishte një detyrë morale të mbronte njerëzimin, që nuk mund të mjaftohej vetëm me një ceremoni.