Sëmundja e rrallë e kockave të babait dhe dy fëmijëve në Rrëshen
Katër anëtarët e familjes Picaku jetojnë me qera që nga viti 1998, kur moti i keq u shembi shtëpinë, ndërsa askush nuk i ka dëmshpërblyer për këtë humbje. Mungesës së banesës i shtohet edhe sëmundja e rrallë në kocka që ka kryefamiljari e cila e pengon të punojë.Por, fati i keq ka ndjekur edhe 2 vajzat e mitura të cilat vuajnë nga e njëjta sëmundje e trashëguar.Zonja e shtëpisë tregon se jeta i ka dhënë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, ndërsa mbijetojnë vetëm me pensionin prej 24 mijë lekësh që marrin vajzat e e sëmura."Ka 8 vjet që vajza e vogël nuk lëviz fare. Me vajzën tjetër prej 3 vitesh endem nëpër spital" thotë Bardhoke Picaku, zonja e shtëpisë.Prej vitesh kryefamiljari ka kërkuar që ti gjendet një strehe, por askush nuk i ka dhënë zgjidhje. Agim Picaku rrëfen se në të shumtën e kohës ai dhe dy vajzat enden spitaleve.Familja 4 anetarëshe banon me qira në një dhome 8 metra katror në qytetin e Rrëshenit, ndërsa bëjnë apel për ndihmë pasi jetesa në këto kushte po u bëhet çdo ditë e më e vështirë.