Obama, i ftuar nderi në Ditën e Republikës në Indi

As moti i keq nuk i ndali indianët e emocionuar për të parë presidentin Barak Obama në ceremoninë e festimeve të Ditës së Republikës në Nju Delhi, ku ai ishte i ftuar nderi me bashkëshorten, Mishel Obama.Obama u prit nga kryeministri Narendra Modi, duke u bërë kështu i pari president amerikan që merr pjesë në këtë ditë të rëndësishme në historinë e Indisë, e cila karaterizohet nga një paradë popmpoze ushtarake, dhe shfaqje e diversitetit kuluturor të vendit. India e fitoi pavarësinë nga Britania në 15 gusht 1947, por vetëm më 26 janar 1950 u shpall republikë sovrane dhe e pavarur,Në paradën dyorëshe parakaluan trupat ushtarakë, forcat ajrore, tanket, por edhe formacione me kuaj e deve, për të kujtuar historinë e venditPrania e Obamës në paradë, me ftesë personale të Modit, shënon edhe një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy evendeve që vetëm një vit më parë dukeshin të pashpresa, sidomos pas largimit të ambasadorit amerikan nga Nju Delhi në vitin 2013.Shtetet e Bashkuara e shohin Indinë si një treg të rëndësishëm që mund të shërbejë si kundërpeshë e Kinës në Azi, por shpesh kanë shfaqur pakënaqësi për mungesën e reformave ekonomike në vend dhe mosrreshtimin përkrah Uashingtonit në çështjet ndërkombëtare.Të dielën, Obama dhe Modi dolën të kënaqur nga bisedimet dypalëshe, të cilat u mbyllën me një sërë marrëveshjesh të nënshkruara për sigurinë si dhe për ndryshimet klimaterike.