Mirditë, Ristani: Shqipëria po qeveriset nga një qeveri që nuk i do njerëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2015, 18:56
Mirditë-Në 24 vjetorin e themelimit të PD-së së Mirditës, Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Arben Ristani përsëriti lumin e akuzave ndaj qeverisjes së majtë. Sipas Ristanit Shqipëria është në një situate emergjente pasi po qeveriset nga një qeveri që nuk i do njerëzit.Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë Bardhok Filopati dhe Deputetja Albina Deda, deklaruan se zona e Mirditës është në një varfëri të thellë si pasojë e keq qeverisjes së majte.Ndërsa u kërkuan simpatizantëve të harrojnë inatet me njëri tjetrin, pasi qëllimi I përbashkët është fitorja në zgjedhjet lokale të viti 2015-të.