Obama sot në indi, blindohet vendi

Sot presidenti i SHBA ka mbërritur në indi në një visitë 3-ditore. Vizita historike e presidentit amerikan Barak Obama në Indi ka cuar në rritjen e sigurisë në mbarë vendin. Trupa shtesë të forcave të rendit, patulla policie dhe barrikada janë vendosur në të gjitha rrugët e Indisë.Obama do të jetë i ftuari kryesor në festimet e ditës së Republikës së Indisë, në të cilat përfshihen parada ushtarake dhe shfaqja e armatimeve vendase.Autoritetet madje kanë krijuar një zonë ku ndalohen fluturimet për rreth dy orë. Zakonisht zona e ndalimit të fluturimeve në të shkuarën ka qenë 300 km, por në këtë rast do të shkojë 100 kilometër, e cila përfshin shumë qytete deri në kufi me pakistanin.Por siguria në tokë është forcuar së tepërmi, me partulla shtesë në stacione, metro dhe aeroporte. Policia indiane do të vendosë snajpera në rreth 70 ndërtesa në qendër të Delhit. Gjenerali Subrata Saha thotë se masat janë normale për një vizitë të këtij niveli dhe se këto procedura ndiqen gjithmonë në vizitat e nivelit të lartë, duke lënë të kuptohet se nuk po merret asnjë masë shtesë për presidentin amerikan.Vizita e Obamës vjen një muaj pasi talebanët pakistanezë vranë 132 fëmijë në një shkollë në Peshawar, duke detyruar Indinë të lëshojë alarmin në mbarë vendin. Obama do të shoqërohet nga Zonja e Parë Michelle Obama./oranews.tv/