Aksioni i INUK në Lushnje, prishen 450 objekte pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2015, 16:22
Lushnje-INUK ka nisur shembjen rreth 450 objekteve pa leje te ndertuara ne zonat publike ne Lushnje.Aksioni u perqendrua prane linjes hekurudhore qe kalon ne periferi te qytetit, duke shembur 10 objektet e para, ndërsa pritet shembja edhe e ndërtimeve te tjera përgjatë 2 km hekurudhe ne lagjen 18 Tetori. Duke sjellë zhgënjim tek pronaret, të cilët i besuan premtimeve të qeverisë per legalizimin e objekteve.INUK do te jete prezent ne Lushnje edhe në ditët në vijim, ndërsa eshte paralajmeruar shembja e shtesave pergjatë trotuareve dhe kryqezimeve ne akset kryesore të qytetit.