Durrës, analiza e Prefekturës: Ujësjellës Kanalizimi mbetet shqetësim

Durrës- Sektori i Ujësjellës Kanalizimeve mbetet shqetësim kryesor në qarkun e Durërsit. Gjatë analizës së punës së prefekturës, prefekti Roland Xhelili pranoi se situata në këtë sektor është tejet e rënduar dhe se nevojiten ndërhyrje emergjente.Para drejtuesve të pushtetit vendor Prefekti Xhelili, foli edhe për abuzimet në procesin e ndarjes së pronave, ku një pjesë e proceseve gjyqësore janë shfuqizuar.Gjata takimit u evidentua fakti se ka përmirësime të mëdha sa i përket arkëtimeve në sektorin e energjisë ku brenda 11 muajve janë arkëtuar mbi 53 milionë lekë si dhe janë ulur ndjëshem humbjet në rrjet.