INUK padit Bashën në prokurori. Të pezullohet nga detyra si kryebashkiak

Tirane-Ethet e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit tashme kan fillur dhe në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka paditur penalisht Kryetarin e Bashkisë Tiranë  Lulzim Basha, për dhënie  te lejve të ndërtimit  në kundërshtim me parashikimet ligjore  dhe pa një plan  të detajuar vendor për zonën ku kryhet ndërtimi.Bëhet fjalë për këtë objekt  shumkatësh, që ka nisur të ndërtohet  në Rrugën e Elbasanit mes  shkollës së gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" dhe shtëpisë së fëmijëve "Zyber Hallulli"“Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të një plani” deklaroi drejtoresha e INUK Dallëndyshe BiciPër këtë objekt janë kallëzuar penalisht dhe Drejtori i Inspektoritatit Ndërtimorë të Bashkisë Florenc Hoxha dhe kompania ndërtuese.I menjëhershëm ka qënë reagimi i bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar padinë  një fushatë  shpifjesh  të inskenuara nga kryeministri Edi Rama, dhe sipas tyre  është zgjedhur figurën e dhunës dhe korrupsionit qeveritar  drejtoresha famëkeqe e INUK."Në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë me dhjetëra ankesa nga qytetarë që janë goditur dhe dhunuar paligjshmërisht nga INUK i Dallëndyshe Bicajt, Ergys Hoxhës dhe Edi Ramës Bashkia e Tiranës siguron qytetarët se çdo rast të denoncuar, për prishje në kundërshtim me ligjin dhe për gjoba korruptive nga përmbaruesi personal i Dallëndyshe Bicaj po trajtohet me seriozitet dhe do të dërgohet para drejtësisë", thuhet në reagim.Sipas Bashkisë leja e miratuar nga  Bashkia Tiranë është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit.basha dallendyshe florenci Bashkia reagon bën kundërpadi ndaj INUK për kallzim të rremëPaditet firma ndërtuese 'Gerard-a. shpkNjёkohёsisht Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar, kallёzon penalisht subjektin ndërtues “GERARD-A” sh.p.k si dhe investitorin, shtetasin Fatjon Mahmudaj, pёr veprёn penale “Ndёrtim i paligjshёm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Ku ndodhet godina pa leje 

Bëhet fjalë për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.

INUK shpjegon arsyen:  "Leja e dhënë për këtë objekt nga kryetari i Bashkisë së Tiranës është miratuar në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe në mungesë të një plani të detajuar vendor (PDV) për zonën ku kryehet ndërtimi.

Sipas parashikimeve ligjore, çdo fazë e miratimit të një leje ndërtimi, duhet të publikohet në rregjistrin e planifikimit të territorit, gjë që nuk është bërë.

Në çastin e miratimit të lejes, subjekti ndërtues ishte i mangët në dokumentacionin tekniko-ligjor. 

Përveç këtyre, leja për ndërtimin e objektin nuk respekton asnjë nga kushtet zhvillimore. Mund të përmend disa detaje: Ky objekt, është kaq afër shkollës sa që për rrethim po përdor faqen e saj. Nga ana tjetër nuk ka parashikuar asnjë metër largësi nga rruga, (edhe në leje është shkruar kufiri nga rruga 0.00 m). Ndërkohë që dy godinat publike janë vetëm tre kate lartësi, për objektin në fjalë lartësia maksimale është parashikuar 9 kate.

Të gjitha këto shkelje, duhet të ishin konstatuar nga inspektoriati Urbanistik i Bashkisë së Tiranës, në çastin kur subjekti ka bërë njoftimin për fillimin e punimeve. Gjë të cilën nuk e ka bërë.  Ndërkohë që investitori dhe subjekti ndërtues nuk duhet të fillonin punimet, bazuar në një leje të dhënë në kundërshtim me ligjin" thuhet në njoftimin e INUK.

Për funksionarët publikë, INUK kërkon edhe pezullimin e tyre nga ushtrimi i detyrës.

/Oranews.tv/