Brazili përballet me thatësirën më të rëndë të 84 viteve

Brazili po vuan krizën më të rëndë të mungesës së ujit që nga viti 1930. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mjedisit Izabella Teixeira, e cila dekalroi se vendi ndodhet në situatë emegjente, por veçanërisht qytete si Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Minas Gerais. Duke folur në një takim të posaçëm në kryeqytetin Brasilia, Teixeira tha se kriza e ujit është shumë e ndjeshme dhe shqetësuese. " Sipas të dhënave për juglindjen e Brazilit, ne po jetojmë krizën më të madhe të thatësirës në histori dhe një situatë e tillë nuk është parë që prej 84 vitesh, tha ministrja.Ajo shtoi se thatësira e madhe do të ndikojë drejtpërdrejtë në agrikulturë dhe bujqësi, e cila më pas do të çojë në dëmtimin e rëndë të ekonomisë së brishtë të Brazilit. Thatësira do të ndikojë gjithashtu edhe në në furnizimin me energji, pasi digat hidroelektrike do të reduktojnë prodhimin si pasojë e mungesës së ujit. Sipas informacioneve të mediave vendase, Brazili është karakterizuar nga mungesa e reshjeve kohët e fundit, edhe pse ishte parashikuar një sezon me shi në juglindje të vendit. Por nuk ka asnjë shenjë për reshje shiu dhe thatësira vjen në kohën e kërkesave të larta për energji dhe me temperaturat e larta që pritet të përfshijnë vendin pas disa muajsh. Autoritetet u bëjnë thirjje banorëve të kursejnë ujin pasi konsumi i lartë mund të çojë në situate vërtetë dramatike. Kurse kritikët fajësojnë politikën për mungesë planifikimi të rezervave, gjë e cila sipas tyre ka sjellë Brazilin në këtë gjendje. Në Rio de Janeiro, rezervuari kryesor i ujit ka rënë në nivelin zero për herë të parë që prej ndërtimit të tij, kurse në Sao Paulo situata paraqitet edhe më e rëndë. /Oranews.tv/