Hebrenjtë lënë Francën pas sulmit në Hyper Cacher
Gjurmët e sulmeve që vranë 17 persona në Paris janë ende të freskëta, teksa pasojat po marrin jetë ditë pas dite. Supermarketi hebre ngjan me një vend të shenjtë, teksa qindra hebrenj të tronditur vendosin lule cdo ditë në vendin e tragjedisë në nder të viktimave.Të vetëdijshëm se janë vënë në shënjestër për shkak të besimit të tyre fetar, shumë hebrenj që jetojnë në Francë po ikin drejt Izraelit, për të qëndruar larg antisemitizmit në rritje në Paris. Steevo është francez hebre që jeton në afërsi të supermarketit kosher, i cili u mor peng nga terroristi Amedi Kulibali dhe në të cilën katër pengje mbetën të vrarë. Ai tashmë ka prerë biletën me destinacion Izraelin, një vendim të cilin ai e mori pas sulmeve."Largimi drejt Izraleit është një arritje për mua pasi atje mund të ndjek besimin tim, por përvec kësaj, kjo lëvizje vjen në momentin e duhur, pasi Franca po përjeton kohë të vështira dhe konfuze. Jam i trishtuar për pjesën tjetër të hebrenjve që jetojnë në Francë dhe shpresoj që të vijnë edhe ata në Izrael, pavarësisht të gjithave vështirësive që mund të gjejnë atje. Vështirësi ka kudo, por të paktën mund të shkoj të bëj pazar i qetë dhe jo me frikën se mund të më vrasin, tha ai.Komuniteti hebre në Francë është më i madhi në Europë me 550 mijë persona dhe vitin e kaluar Franca u bë vendi me numrin më të madh të emigrantëve që largohen drejt izraelit me rreth 7 mijë nisje, dyfishi i 2013.Agjencia hebraike, e cila nxit emigrimin në Izrael, fillimisht vlerësoi se në 2015 numri ishte 10 mijë, por zyrtarët tani thonë se pas sulmeve shifra arrin në 15 mijë. Frika e hebrenjve që jetojnë në Francë është rritur shumë pas disa incidenteve të ndodhura vitet e fundit, përfshirë torturimin dhe vrasjen e një të riu hebre, Ilan Halimi, në vitin 2006, dhe të shtënat mbi tre fëmijëve hebrenj jashtë një shkollë në Tuluzë.Për drejtorin e Agjencisë hebreje Daniel Benhaim, shpjegimi është i qartë: çifutët në Francë ndihen në shënjestër për shkak të besimit të tyre. Ai thotë se hebrenjtë janë vrarë në francë vetëm se janë hebrenj. Janë qëlluar fëmijë vetëm se janë hebrenj. Dhe kjo sipas tij I tremb qytetarët, të cilët thonë se atmosfera pas sulmeve është krejt ndryshe."Unë kam lindur në francë, jam hebreje por jam franceze. Nuk ndihemi të lirë sepse shtëpitë tona janë të rrethuara nga ushtria, policia dhe forcat e rendit që pas sulmeve. Nuk marrim dot frymë, thotë Miriam, një franceze hebreje, prindërit e së cilës kanë emigruar nga polonia në francë që para luftës së dytë botëroere.Por pavarësisht se hebrenjë nuk ndihen të sigurtë në francë dhe sipas tyre është e vështirë të jetosh në këtë kohë në shoqërinë franceze, qeveria dekalroi se franca ka nevojë për komunitetin hebre. Por për shumicën e tyre kui I pyet nëse do të qëndrojnë apo do të largohen nga franca, përgjigja nuk duket aspak e lehtë.