Rama "paqe" kreun e SHISH: E falenderon për Shtëpinë e gjetheve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2015, 12:07
Vetëm pak metra larg sheshit "Skëndërbej" e fshehur për syrin e zakonshëm tashmë Shtëpia e famshme e Gjetheve ka dalë në dritë dhe do jetë një muze për shqiptarët.Godina, pjesë e shërbimit sekret ndërsa është nxjerrë prej misterit të gjetheve ka pajtuar edhe kryeministrin Rama me kreun e SHISH Visho Ajazi.Shefi i qeverisë nuk i kurseu falenderimet për njeriun që është sulmuar shpeshherë nga maxhoranca ndoshta dhe për përgjimet e kësaj godine.Edi Rama: “Drejtorin e sotëm Visho Ajazi e falenderoj për gadishmërin e bashkëpunimin sepse kjo godinë e cila për inerci ka vazhduar të jetë pjesë e infrastruktuës së SHISH pavarësisht se prej shumë vitesh nuk përdorej më. Nga ana tjetër, më ka surprizuar fakti që sipas kreut të shërbimit por dhe specialistëve të pyetur për zhvillimin e projektit, edhe pse Shqipëria e kohës ishte larg së qeni një fuqi e standardeteve të larta teknologjike në këtë godinë ka pasur pajisje më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave janë ndërruar duke i zëvendësuar me pajisje më të reja të asaj kohe të sjella nga perëndimi capitalist me të cilën edhe kjo godinë luftonte.Regjimi nuk kursente paratë për të qenë në lartësinë e teknologjisë së kohës në funksiobn të përgjimit të jetës së tjetrit. Kjo godinë ësghtë dëshmi shqiptare e filmit të famshëm që i kushtohet Shërbimit Sekret të Gjermanisë lindore “Jeta e të tjerëve”.Visho Ajazi ne ceremoniShtëpia e gjetheve apo e njohur në dosje si objekti gjethe ka vazhduar të jetë pjesë e infrastrukturës së Shërbimit Informativ Shtetëror edhe pse nuk ishte në përdorim. Kjo ka bërë që qeveria të kërkojë leje tek SHISH për të shndërruar këtë objekt në muze të hapur për tu vizituar nga qytetarët. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, është treguar i gatshëm të ndihmonte në këtë projekt, për këtë arsye kryeministri i shprehu falenderimin, Visho Ajazi Likës, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij muzeu.Projekti i muzeut te vrimave te se shkuaresPërtej shtëpisë së gjetheve dhe falenderimeve, Rama lajmëroi edhe një tjetër projekt këtë herë nën tokën e kryeqytetit.Edi Rama: Kryeqyteti ka infrasktrukturë ende të pazbuluar të tuneleve të nëndheshme të cilat ishin pjesë e infrastrukturës sekrete të rregjimit të shkuar dhe në fund projekti do të finalizohet si një muze i vrimave të së shkuarës”Bashkim Shehu: Mos e instrumentalizoni politikishtShkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish drejtuesit komunist Mehmet Shehu ka punuar për këtë projekt së bashkua me një ekip, por mesazhin për politikën e ka të qartë.Bashkim Shehu: Jeta më ka bërë të kem një farë skepticizmi në përgjithësi ndaj njerëzve të pushtetit. Të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si ajo shqiptare por njëkohësisht ekziston edhe rreziku në politikë që politikanët ta instrumentalizojnë për qëllime politike të ditës. Nuk po e paragjykoj, nëse e bëjnë nuk është problemi ynë por i tyre, por gjithsesi uroj të mos e bëjnë”Misteri vazhdonPamvarësisht hapjes shtëpia e gjetheve, nga brenda ende mbetet një mister. Në ceremoni askush nuk e kaloi pragun e derës me kamera ndezur duke lënë ende hijet e misticizmit që kjo godinë ka mbartur për shqiptarët ndër vite. Sistemimet e fundit që do t'i bëhen do ta shuajnë shpejt dyshimin dhe do ta fikin jehonën e zërave që ky vesh merrte si përgjim prej shqiptarëve.(Video: Deklarata e Edi Ramës për Visho Ajazin)
Me 19 dhjetor 2014 Apeli i Arvizuse para largimit ishte Visho te fitoje besimin e Ramës. Kryeministri duhet ti japë një shans
Arvizu: Mendoj se SHISH sot është më i mirë, por kur të hënën do të pij kafe me të do t’i them që duhet të fitoni besimin e qeverisë. Ndërsa mesazhi për kryeministrin është: bëni ç’të mundeni, por jepini atij një mundësi që të fitojë besimin tuaj. Ndoshta mund të mos ju pëlqejë, por duhet t’i jepni një mundësi, sepse kështu funksionon demokracia. "
Pergjimet dhe akuzat e qeveriseNë shkurt të 2014 ministri Tahiri akuzoi Shërbimin Informativ Shteteror për pengim dhe mosdhenie informacioni, duke cënuar sigurinë kombëtare.Në tetor të 2014 në media u publikuan dhe disa emra të politikanëve, përfaqësues të opozitës së atëhershme, sot maxhorancë, të cilët ishin përgjuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. U ngrit një komision hetimor ku morën pjesë vetëm përfaqësues të maxhorancës. Po atëher u deklarua se ishte hartuar dhe një raport me këto përgjime.Por këto u mohuan nga VIsho Ajazi Lika i cili përmes një reagimi zyrtar mohoi që përgjimet ishin kryer të paligjshme.Ndërkohë që presidenti Nishani më 25 nëntor të 2015 I pyetur në “Tonight Ilva Tare” për punën e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe gjetjet e Komisionit Hetimor sipas të cilit SHISH ka kryer përgjime të paligjshme Presidenti tha se nuk është njohur me produktin e këtij komisioni. Por sipas tij nën drejtimin e Visho Ajazi Likës SHISH ka rritur ndjeshëm performancën./Oranews.tv/