Inspektoriati i Punës apel: Denonconi nëse jeni të pasiguruar
Inspektoriati i punës i bën thirrje të gjithë atyre punonjësve që janë të pasiguruar të ankohen.Kjo deklaratë e drejtorit të Prëgjithshëm të Inspektoriatit të Punës, u bë gjatë një vizite inspektuese në një ndërmarrrje fason në kryeqytetTë gjithë ata punonjës që nuk janë të siguruar apo nuk kanë kontratë pune duhet të ankimohen.Dritan Ylli Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës gjatë një vizite në një ndërrmarje fasone garantoi se do të të trajtohet çdo ankesë që do të dorëzohet në këtë institucion .Dritan Ylli : “Ne vlerësojmë çdo rrugë ankimimi nga punonjësit. Ne do e trajtojmë me korrektesë dhe sipas ligjit e të drejtave mes palëve”Ylli bëri me dije se gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur një fluks në rritje të numrit të ankesave që vijnë nga punonjës të sektoreve të ndryshem të ekonomisë dhe industrisë, për raste kur punohet pa sigurime shoqërore, për raste të vonesës së dhënies së pagave për punonjësit në datën e caktuar, apo që nuk ka kontratë pune./Oranews.tv/