Çmimi i naftës i lartë, shkak edhe i marrëveshjeve të fshehta

Kompanitë marrëveshje të fshehta ,niveli i taksave dhe forcimi i dollarit nuk lejojnë uljen e çmimit. Ekespertë të njohur të ekonomisë vlerësojnë se në Shqipëri nuk është reflektuar ulja e çmimit të naftës në nivelin e duhur si pasojë e nivelit të taksave por edhe si pasojë e marrëveshjeve të fshehta.Ndërkohë që si shqetësim më vete ngrihet edhe cilësia e karburanteve që tregtohen në ShqipëriTirane- Qytetarët shqiptarë e paguajnë naftën më shtrenjtë për shkak të nivelit të lartë të taksave.Ish-ministri i Financave Arben Malaj deklaron se qeveria duhet të bëj transparencë me nivelin e taksave që aplikohen në këtë sektor.Forcimi i dollarit sipas Malaj është një tjetër faktor që nuk lejon uljen e çmimit të naftës në nivelin e duhur.Arben Malaj: “Një ulje e konsiderueshme e çmimit të naftës në vendet që kanë një barrë të madhe fiskale nuk shkon në të njëjtën përmasë me çmimin përfundimtar. E dyta, nafta kuotohet në dollarë dhe kemi parë që kohët e fundit dollari ka një forcim rreth 20 %. Ky forcim e ul impaktin përfundimtar të uljes së çmimit të blerjes tek çmimi i shitjes”Ndërkohë eksperti Zef Preçi deklaron se përveç nivelit të lartë të taksave, ulja e çmimit të karburanteve nuk reflektohet edhe si pasojë e marrëveshjeve të fshehta midis kompanive.Zef Preçi : “Çmimi i lartë bën të lumtur vetëm ministrinë e Financave për shkak të të ardhurave që siguron pro në thelb ndikon negativisht në ekonominë shqiptare. Por mpleksja e faktorëve, shkalla e involvimit ndoshta dhe të institucioneve vendimarrëse, interesave oligarike që fshihen në këtë biznes kanë krijuar këtë situatë ku mungon konkurenca dhe ndryshimet në tregun e huaj pasqyrohen vetëm në rritje”Përveç çmimit të lartë të karburanteve ekspertët ngrenë si shqetësim edhe cilësinë e naftës.Arben Malaj: “Ideja për të pasur fitime abuzime, vjen jo vetëm nga çmimi por dhe cilësia. E vetmja mënyrë për ta përmirësuar është rritja e shkallës së kontrollit që autoritetet shtetërore duhet të ushtrojnë"Sipas Zef Preçit qeveria duhet të ketë më shumë fuqi kontrolluese për cilësinë.Zef Preçi:  "Problemet përvec kostos janë të lidhura me cilësinë korrupsionin mungesën e bazave laboratorike dhe fuqinë kontrolluese q është përgjegjëse qeveria.Ekspertët shpjegojnë se nëse ulja e naftës do të reflektohej në nivelin e duhur kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit në vend.ekspertet per naften/Oranews.tv/