Has, banorët në Gjinaj në protestë: Firma që shfrytëzon pasuritë po shkatërron ambjentin
Shfrytëzimi i pasurive nëntoksore në fshatin Gjinaj të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Hasit, është kthyer në mankth pasi ndjehen te pushtuar nga pluhuri dhe balta që lëshojnë kamionët e firmës që po shfrytëzon moneralet e zonës.Has-Banorët e fshatit Gjinaj, të komunës me të njëjtin emër, në rrethin e Hasit, kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën Kukës-Krumë pasi kanë 3 vite që dononcojnë një kompani që shfrytëzon pasuritë nëntokësore të zonës, duke shkatërruar ambjentin.Rruga që të con në këtë fshat është bërë e pakalueshme, ku balta e krijuar nga dherat që transportohen me kamionë, po rrezikon jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë.Sipas banorëve, kompania shkel hapur kushtet e punës dhe nuk plotëson as kriteret e mjedisore.Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka licensuar një kompani për nxjerrejn dhe tregëtimin e hekur-nikelit në Komunën Gjinaj, rreth 5 kilometër nga qyteti I Kukësit.