ISIS i pret kokën një prej pengjeve japoneze

Ka ardhur edhe lajmi tragjik për dy pengjet japonez që po mbahen nga ekstremistet e Shtetit Islamik. Njëri prej tyre është ekzekutuar pasi në një video të publikuar nga ISIS shfaqet vetëm njëri prej të burgosurve.Viktima është Haruna Yukaëa, ndërsa Kenji Goto Jogo shfaqet në pamjet filmike duke u përgjëruar për jetën e tij teksa bën të ditura edhe kërkesat e reja të shtetit islamik.Ngjarja vjen pas refuzimit të qeverisë japoneze për të paguar shifrën e kërkuar nga ekstremistët, me argumentin se kjo do të legjitimonte tashmë barbarizmin e tyre.ISIS publikoi  një video në web pak ditë më parë ku kërcënoi se do të vrasë dy pengjet japoneze nëse nuk do të paguhet një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh. Shifra është e njëjtë me shifrën e ndihmave ushtarake që kryeministri japonez i ka premtuar koalicionit.Videoja e përhapur online është postuar nga disa faqe online të cilat janë pranë grupit terrorist.