Lind "Albanian Airways", nga qershori fluturime direkte edhe drejt Kuvajtit e Dubait

Me vendimin për heqjen e vizave me Kuvajtin, ky shtet do të jetë më afër për shqiptarët falë kompanisë së re ajrore "Albanian Airways".Destinacione turistike të mrekullueshme nuk do të jenë më të largëta për shqiptarët, pasi prej muajit qershor kjo kompani nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Kuvajtit, Dubait, Gjermanisë, Greqisë, Turqisë, Anglisë dhe Italisë.Jo vetëm më shpejt, por edhe një udhëtim më komod garanton kjo agjensi me avionë të tipit Airbus A320/200 që janë prodhimi më modern i viteve të fundit.Në ceremoninë zyrtare për hapjen e kompanisë morën pjesë ambasadori i Kuvajtit, Najib Abdulrahman Al-Bader,përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe të trupit diplomatik në vendin tonëNajib Abdulrahman Al-Bader : “Lancimi i "Albanian Airways" pasqyron nivelin e avancuar të marëdhënieve midis dy vendeve tona dhe tregon qartë interesin e biznesmenëve të Kuvajtit për të operuar në këtë vend të mrekullueshëm. Kjo nismë do të nxisë marëdhëniet ekonomike, tregtare e turistike. Dëshiroj të falenderoj qeverinë shqiptare e cila së fundmi ka marrë iniciativën për heqjen e liberalizimit të vizave për qytetarët kuvajtianë duke bërë të mundur lëvizjen e tyre për të vizituar Shqipërinë për qëllime të ndryshme që shpresojmë që edhe të kontribojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri i cili ka potenciale të mëdha.”Kompania Albanian Airways financohet nga Kompania Kuvajtjane ADJ dhe ka mbështetjen e Qeverisë Shqiptare./Oranews.tv/