80 vjetori i Gaqo Çakos, TKOB dhuratë për tenorin "Artist të Popullit"
Një 80 vjetor ndryshe për tenorin dhe artistin e popullit Gaqo Çako dhe pikërisht në vendin e konsideruar si shtëpia e tij e dytë në të cilën ka dhuruar emocione në gjithë këto vite për publikun shqiptar, skena e Teatrit te Opëras dhe Baletit.Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit mbrëmjen e së shtunës u vendos në skenë koncerti për nder Gaqo Çako, ku u interpretuan Opera të cilat janë pjesë e repertorit të tij.Në mesin e artistëve që interpretuan ishte edhe vetë protagonist I mbrëmjes Gaqo Çako bashkë me të birin Pirro Çako dhe Tenori Kastriot Tusha.Tenori i madh, artist i popullit, Gaqo Çako , i rreshtuar në emrat e mëdhenj të muzikes shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj është një nga yjet e skenës operistike shqiptare e atë europiane.