Elbasan, një ditë me shi në lagjjen "28 Nëntori". Uji vërshon në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2015, 10:46
Elbasan- Sa herë që ka reshje shiu, lagjja "28 Nëntori" në hyrje të Elbasanit, bëhet pothuajse e pakalueshme.Banorët që në mot me shi rrallë i ndesh në rrugë, thonë se rruga është një problem që e vuajnë dhe fëmijët e shkollave, që shpesh e kalojnë të zbathur.Gropat e mbushura me ujë, mungesa e asfaltit dhe kanalizimeve e bëjnë rrugën një shqetësim të kahershëm për rreth 200 banorët e lagjes "28 Nëntori" në Elbasan.Banorët thonë se në këtë rruge nuk është investuar prej vitesh dhe është shumë problematikeNë lagjen "28 Nëntori" në periferi të qytetit të Elbasanit jetojnë rreth 25 familje./oranews.tv/